Dedikimi i veçantë

Futboll

Dedikimi i veçantë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 12:31
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski gjeti golat e parë me Barcelonën.

Sulmuesi polak festoi dy herë në suksesin 1-4 ndaj Real Sociedad, teksa u shpreh shumë i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes.

“Goli i parë që shënoj me skuadër të re shkon gjithmonë për babanë tim, i cili më shikon dhe më ndjek nga qielli. Ishte e pabesueshme, jam shumë i lumtur dhe krenar për skuadrën.

Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë dhe ia dolëm të shënojmë katër gola në total”, deklaroi 33-vje dhe ia dolëm të shënojmë katër gola në total”, deklaroi 33-vjeçari, kapiteni i kombëtares polake.

Dy ndeshje, dy gola për blerjen më të rëndësishme të klubit spanjoll në merkaton e verës. Lewandowski është përshtatur shumë mirë tek ekipi i Xavit, që sfidën e radhës në La Liga e luan në “Camp Nou” përballë Valladolid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat