Xavi: Është gjithmonë e vështirë t’ia dalësh në këtë stadium

Futboll

Xavi: Është gjithmonë e vështirë t’ia dalësh në këtë stadium

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 12:33
Xavi

Trajneri i Barcelonës Xavi, nuk e fshehu gëzimin pas suksesit të takimit të zhvilluar në Real Arena ndaj një kundërshtari që e cilësoi tepër të vështirë si Real Sociedad. Numri një i stoli të katalanasve u shpreh:

“Është gjithmonë e vështirë të fitosh në këtë stadium. Në pjesën e dytë u përmirësuam dhe bëmë diferencën. Ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne. Këmbëngulëm, besuam dhe ia dolëm.

Sistemi i lojës tonë do të varet nga ndeshja, jo domosdoshmërisht do të luajmë me këtë modul, pasi sot na u desh të rrezikonim shumë. E rëndësishme është që ne arritëm të marrim maksimumin”.

Krahas Robert Lewandowskit që u shpall njeriu i ndeshjes, Ansu Fati ishte një prej lojtarëve që shkëlqeu gjithashtu në suksesin e Barcelonës, në ato pak minuta që u aktivizua. Xavi nuk i kursen fjalët e mira për sulmuesin, duke shtuar se paraqitja e tij vjen si rezultat i një pune shumë të madhe.

“Fati është stërvitur shumë dhe kjo është arsyeja e paraqitjes së tij. Te Barcelona konkurrenca është shumë e madhe dhe ai e ka merituar, por Ansu Fati është në një moment të mirë.”-tha tekniku.

Barcelona ka marrë 4 pikë në 2 ndeshjet e para të La Liga dhe me merkaton e bërë shihet si një prej ekipeve pretendente për të fituar titullin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat