Lëndohet Berat Xhimshiti 

Futboll

Lëndohet Berat Xhimshiti 

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 19:22
Berat Xhimshiti 

Pas lëndimit të Georginio Wijnaldum, edhe një tjetër lëndim serioz ka ndodhur në Serie A, pasi që mbrojtësi i Atalantës Berat Xhimshitit e ka thyer fibulën e këmbës së tij të majtë. 

Lëndimi ka ndodhur mbrëmë në Gewiss Stadium në Bergama ku Atalanta barazoi me rezultat 1-1 me Milanin. 

Ai po shkonte në një bllok mbrojtës ku u hodh me trimëri në anën e kundër të lojtarit kundërshtar për ta bllokuar një gol. 

Në një deklaratë të bërë nga Atalanta sot, rrezet X kanë konfirmuar që mbrojtësi i Kombëtares shqiptar ka pësuar frakturë në proksimën e tretë të fibulës në këmbën e tij të majtë. 

Xhimshiti ka filluar tretmanin e tij, por është e paqartë se sa gjatë do të jetë 29 vjeçari i lindur në Zvicër jashtë fushave të blerta. 

Ky lëndim është një goditje e rëndë për Atalantën, të cilët po ashtu e kanë jashtë fushe Jose Luis Palominon për kohë të caktuar pasi që ai dështoi në testet e dopingut në ndeshjet parasezonale. 

Xhimshiti sapo kishte nënshkruar rinovim të kontratës së re me Atalantan deri në qershorin e vitit 2026, duke qëndruar 10 vite në këtë skuadër pasi që ishte transferuar nga FC Zurich më 2016. 

Ai ka 162 paraqitje për klubin deri me tani, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asiste

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat