Shtimja jeton me futbollin! Livoreka paralajmëron se do të jetë “ujku i vjetër” 

Futboll

Shtimja jeton me futbollin! Livoreka paralajmëron se do të jetë “ujku i vjetër” 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 gusht 2022 Në ora: 15:52
Përparim Livoreka

Vjosa e Shtimes ka debutuar në mënyrën më të mirë në Ligën e Parë të Kosovë, grupi B.

Shtimjanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj rivalit fqinj, Ulpianës së Lipjanit.

Përparim Livoreka, sulmues me përvojë, shënoi gol kundër Ulpianës, duke paralajmëruar se do të jetë “ujku i vjetër”.

Image

Vjosa

Vjosa kryeson renditjen me 3 pikë dhe tani vëmendjen e ka për sfidën e radhës në Prishtinë, kundër 2 Korrikut.

Livoreka tha se është atmosferë pune në ekip, të gjithë punojnë për një dhe një për të gjithë, secili futbollist i ka të qarta detyrat e veta në fushën e lojës. 

Futbollisti flet për synimet, cilat skuadra janë kandidate për kreun e tabelës dhe çfarë presin në kryeqytet ndaj 2 Korrikut. 

“Bota sot”: Vjosa e nisi me këmbë të mbarë, si e sheh në vazhdim të kampionatit?

Përparim Livoreka: Po, filluam ashtu siç është më së miri, besoj se do të kemi një ecuri të mirë për arsye që kemi lojtarë shumë të mirë, organizim profesional dhe pse mos të jemi lart në tabelë. 

“Bota sot”: Sfidën e radhës me 2 Korrikun në Prishtinë, a është edhe një mundësi e mirë për pikë të plota?

Image

Vjosa

Përparim Livoreka: Kemi një ndeshje të vështirë para vetes, për arsye se 2 korriku ka skuadër cilësore dhe gjithherë ka qenë skuadër e fortë si vendas. Ne do të përgatitemi për këtë takim dhe normal të kthehemi me rezultat pozitiv nga Prishtina.

“Bota sot”: A ka forcë Vjosa që të luftojë për t’u ngritur në elitë e futbollit të Kosovës?

Përparim Livoreka: Është herët të flitet pasi që jemi në fillim të kampionatit. Unë besoj që Vjosa do të jetë arrë e fortë për secilën ekip që  do të përballemi. 

Vjosa do të synojë pjesën e epërme të tabelës nëse na jepet rasti pse jo.

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shumë Vjosës?

Përparim Livoreka: Vetëm se duhet të punojmë dhe të besojmë në grup, edhe të arrijmë atë çfarë dojmë.  Duhet punë dhe gjithçka do të vijë pastaj në të mirë të klubit.

“Bota sot”: A jeni si sulmues si në ditët më të mira dhe çfarë iu premton tifozëve shtimjan?

Përparim Livoreka: Derisa do të luaj, jam ai që jam por edhe ashtu po dëshmoj me gola, me angazhim dhe me lojëra të bukura siç edhe vet po e shihni. Unë mundem edhe më shumë dhe atë do të bëj deri sa do të përfundoj karrierën.

Tifozëve të Shtimes ju premtoj maksimumin në secilën ndeshje.

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh në luftë për kreun e tabelës?

Përparim Livoreka: Ka shumë ndoshta që do të ndjekin kreun ndoshta është herët por në bazë të përforcimeve besoj që  Flamurtari, Vushtrria,  Fushë Kosova, 2 Korriku po ashtu Vjosa  ka skuadër cilësore por edhe tjerat janë afër.

Nuk është dallim i madh mes ekipeve vetëm ata të cilët kanë fond të  futbollistëve më shumë besoj që do të jenë deri në fund për kreun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat