Benfica fiton bindshim ndaj Dynamos, siguron biletën në grupet e Championsit

Futboll

Benfica fiton bindshim ndaj Dynamos, siguron biletën në grupet e Championsit

Nga: K. G. Më: 23 gusht 2022 Në ora: 22:45
Benfica

Benfica pa problem është kualifikuar në fazën e Grupeve të Champions League, duke i shkartuar humbje të thellë me rezultat 3:0 Dynamos së Kievit nga Ukraina, në sfidën e kthimit të play-off-it të Championsit League. 

Fitorja në sfidën e parë me 2:0 e bëri me komod skuadrën portugeze. 

Për 42 minuta gjithçka u qartësua, Benfica shënoi tri herë në portën e rivalit, duke iu falënderuar golave të futbollistëve Otamendi (27'), Rafa Silva (40') e Neres (42').

Në pjesën e dytë Benfica luajti pa ngarkesë ndaj një Dynamo të dorëzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat