Mesfushori i Shqipërisë U-21 protagonist me asist

Futboll

Mesfushori i Shqipërisë U-21 protagonist me asist

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 00:08
Mesfushori i Shqipërisë U-21 protagonist me asist

Mesfushori i Shqipërisë U-21 protagonist me asist!

Talenti shqiptar, Anis Mehmeti, po kalon  një moment të shkëlqyer në futbollin anglez me skuadrën e Uikomb, teksa ka rrëmbyer skenën me golat dhe asistet, duke qenë një nga më të dalluarit te skuadra e tij.

21-vjeçari ishte protagonist edhe në duelin e sotëm ndaj Bristol Sitit, në takimin e vlefshëm për raundin e 1/32-ave, të Kupës së Ligës së Anglisë.

Mehmeti dhuroi një asist fantastik në golin e barazimit të shënuar nga Al-Hamadi, në minutën e 50-të, ndërkohë që miqtë e Bristol Sitit në fund triumfuan me rezultatin 1-3, duke siguruar një biletë për në raundin e 1/16-ave të Kupës së Ligës së Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat