Skuadrat shqiptare para sfidave të vështira në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut 

Futboll

Skuadrat shqiptare para sfidave të vështira në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut 

Nga: K. G. Më: 25 gusht 2022 Në ora: 15:33
Gostivari

Voska Sport e Ohrit, Besa e Dobërdolit, Arsimi i Çegranit, Gostivari, janë para sfida të vështira në Ligën e Dytë Unike të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Të shtunën zhvillohet java e dytë dhe priten ndeshje interesante. 

Skuadrat shqiptare kërkojnë fitore, si Gostivari dhe Voska, ndërsa Besa ka punë të vështirë në Manastir me Pelisterin sikurse edhe Arsimi me Kozhufin.

Ndeshjet fillojnë në orën 16.00.

Java e dytë

Pelisteri – Besa 
Gostivari - Sasa 
Voska – Pehçevë 
Slloga – Karaormani
Bellasica - Boreci 
Teteksi – Detonit Plaçkovica
Vardari - Ohrid 
Kozhufi - Arsimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat