Parashikimet për shortin e Champions-it, grupet e ferrit

Futboll

Parashikimet për shortin e Champions-it, grupet e ferrit

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 17:23
Parashikimet për shortin e Champions-it, grupet e ferrit

Është e pamundur të nisësh të bësh llogari për skenarët e shortit në një probabilitet ku kombinimet janë gati të pafundme.

Por sigurisht që sot do të ketë skuadra që do të qeshin dhe qajnë pas ceremonisë së shortit të fazës së grupeve. Kampionët e Anglisë, për shembull, do të mundohen të shmangin rivale si Barcelona, Juventusi dhe Atletiko.

Një skenar ideal grupi për skuadrën e Guardiolës do të ishte Lapcig, Sporting Lisbonë dhe Makabi Haifa. Ndërsa grupi më i keq i mundshëm për “Qytetarët” do të ishte Barcelona, Interi dhe Marseja. Liverpuli mund ta gjejë veten në një grup me finalistët e sezonit të shkuar, Realin e Madridit, Interin dhe Marsejën, e cila është rivalja më e vështirë në letër e Vazos 4.

Tetë skuadrat e vazos së parë janë kampionet e secilës prej kampionateve kryesore të Europës, përfshirë fituesin e Ligës së Europës: Bajern Mynih, Mançester Siti, Real Madrid, PSG, Ajaks, Porto, Milan dhe Frankfurti. Liverpuli, Çelsi, Barcelona, Juventusi, Atletiko, Sevilja, Lapjcigu dhe Totenhemi gjenden në Vazon 2. Kërcënimi i Vazos 3 vjen nga Dortmundi, Interi, Napoli apo Shahtjori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat