Oferta nga Turqia e Ukraina për Limajn

Futboll

Oferta nga Turqia e Ukraina për Limajn

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 12:15
Vesel Limaj

Tirana mund të humbë një tjetër lojtar të rëndësishëm këtë verë, pasi ka shitur lojtarë si Seferi, Totre e Toli.

Një tjetër futbollist që ka oferta është mesfushori qendror, Vesel Limaj.

Sipas Panorama Sport për shërbimet e tij interesohen klube nga Turqia dhe Ukrainë, por nuk zbulohet ndonjë emër konkret.

Limaj ka qenë një nga lojtarët e spikatur të Tiranës që vjet doli kampione, ndërsa në vendin tonë ka luajtur edhe me Bylisin e Kukësin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat