Mourinho rikthehet në Torino

Futboll

Mourinho rikthehet në Torino

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 20:15
Mourinho rikthehet në Torino

Dy fitore minimale nga 1-0, gjashtë pikë të plota për Romën në Serie A, teksa të shtunën është testi i parë serioz për ekipin e Jose Mourinhos, që do të sfidojë Juventusin në Torino.

Të dy ekipet e kanë ruajtur portën të paprekur në dy ndeshjet e para të kampionatit, situatë për të cilën “Special One” ka këtë shpjegim: “Bota e futbollit vazhdon të bëjë gabime.

Njerëzit shprehen se ata që pësojnë pak gola nuk luajnë një futboll të bukur, por të jesh solid në mbrojtje dhe të pësosh pak do të thotë që zotëron kualitet të madh.

Gjithsesi, të mos e zmadhojmë këtë statistikë, pasi kanë kaluar vetëm dy javë. Por e përsëris: një skuadër që është e qëndrueshme dhe pëson pak, është një skuadër cilësore”, deklaroi Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat