Kryeministri Kurti komenton suksesin e Ballkanit në Conference League

Futboll

Kryeministri Kurti komenton suksesin e Ballkanit në Conference League

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 20:24
Kryeministri Kurti komenton suksesin e Ballkanit në Conference League

Suksesi i Ballkanit në Conference League, ku arriti të depërtojë në fazën e grupeve, diçka që më herët nuk e kishte bërë asnjë klub kosovar, ka nxitur edhe reagimin e kryeministrit, Albin Kurti. 

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se klubi kosovar ka arritur të jashtëzakonshmen. 

"Këtë vit tifozët tanë të futbollit nuk do të jenë vetëm spektatorë të UEFA Conference League. Ata kanë mundësinë historike për të brohoritur dhe mbështetur ekipin e tyre vendas në një kompeticion evropian.

Vetëm gjashtë vjet pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Ballkani
arriti të jashtëzakonshmen. Urime dhe suksese!",
ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat