Interi mposhtet në Romë

Futboll

Interi mposhtet në Romë

Nga: K. G. Më: 26 gusht 2022 Në ora: 22:39
Lazio

Interi poshtërohet me rezultat 3:1 në Romë nga Lazio, në ndeshjen e javës së tretë të Serie A.

Një ndeshje e luftuar mes Lazios dhe Interit, por vendasit u treguan me të zgjuar duke shënuar tre gola dhe për tre pikë.

Në minutën e 40-të, Felipe Anderson shënon gol të bukur. 

Në pjesën e dytë, në minutën e 51-të, Lautaro Martinez barazon rezultatin. 

Lazio luan me zemër duke shënuar dy gola tjerë dhe të fitores përmes Luis Alëbertos në minutën e 75-të dhe Pedros në atë të 86-tën. 

Lazio kryeson me 7 pikë, duke lënë pas Napolin me 6, AS Romën me 6, Interin 6 etj. 

Interi pas dy fitoreve rresht njihet me humbjen e parë dhe Lazio vazhdon me pamposhtmëri, 2 fitore e 1 barazim në tre javët e para në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat