Mbetet te Barcelona

Futboll

Mbetet te Barcelona

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 13:34
De Jong

Frenkie de Jong raportohet se ka vendosur përfundimisht për të qëndruar te Barcelona.

Mesfushori holandez ishte i lidhur me një largim nga “Camp Nou” që nga fillimi i afatit kalimtar të verës, por kjo nuk pritet që të nodhë.

De Jong dhe agjenti i tij janë gati të nisin bisedimet me klubin për të ristrukturuar kontratën, ku parashihet edhe ulja e pagës se lojtarit – ka raportuar këtë të shtunë gazeta spanjolle, “SPORT”.

Manchester United ishte klubi më interesuar për 25-vjeçarin, teksa së fundi në garë ishte futur edhe Chelsea.

Ndryshe, Frenkie de Jong ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat