Dramë në Hamburg, tre gola për 6 minuta dhe Paçarada dështon nga penalltia 

Futboll

Dramë në Hamburg, tre gola për 6 minuta dhe Paçarada dështon nga penalltia 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2022 Në ora: 15:14
Paçarada

Tifozët e futbollit gjatë do të mbajnë mend ballafaqimin e sotëm në stadiumin “Millerntor” në Hamburg, mes St. Paulit dhe Paderbornit, duke përfunduar me rezultat 2:2, në ndeshjen e javës së 6-të të Bundesliga II.

Në minutën e 84-të, 1:1, pastaj 1:2 në të 90+2 dhe 2:2 në atë të 90+3.

Portieri i Paderbornit, Huth, priti penalltinë e kapitenit të St. Paulit, Leart Paçaradës pikërisht në minutën e 50-të.

Për St. Paulin shënuan Amenyido (84') e Nemeth )90+3') dhe për Paderbornin realizuan Pieringer (44') e Cobteh (90+2').

Florent Muslija u paraqit standard për Padebornin dhe u zëvendësua në minutën e 80-të.

Muslija është vlerësuar me notën 7.6 dhe Paçarada 6.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.   

Paderborni kryeson me 13 pikë dhe St. Pauli është i nënti me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat