Roma i merr pikë Juventusit në Torino

Futboll

Roma i merr pikë Juventusit në Torino

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 20:25
Roma

Roma kthehet me një pikë të madhe nga Torino, duke luajtur baras (1:1) me Juventusin, në takimin e javës së tretë të Serie A.

Futbollisti Vllahoviq në minutën e 2-të shënoi për “Zonjën e Vjetër”.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 69-të, Abraham barazoi rezultatin 1:1.

Jose Mourinho me Romën ia doli të merr pikë në Torino. 

Marash Kumbulla u paraqit nga minuta e 78-të për Romën.

Roma zë vendin e tretë me 7 pikë e Juventusi të gjashtin me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat