Gega bën autokritikë: Pjesë e parë shumë e keqe

Futboll

Gega bën autokritikë: Pjesë e parë shumë e keqe

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 00:31
Gega

Vllaznia ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme ndaj Kukësit. Kuqeblutë kanë treguar grintë dhe dëshirë për të fituar.

Ndeshja u vendos në minutën e 96, atëherë kur Marku i dërgoi shifrat në 2-1 për Vllazninë dhe bëri që në “Loro Boriçi” të dëgjoheshin vetëm britmat e tifozëve shkodran. Pas përfundimit të ndeshjes, Skënder Gega ka folur për mikrofonin e emisionit “Ti Bo Gol” në “Oversport”, ku ka analizuar lojën e ekipit të tij.

“Në futboll ka drama gjithmonë, por me thënë të drejtën pjesa e parë ishte shumë shumë e keqe. Nuk e prisja që të futeshim në këtë presion në pjesën e parë, pa i hequr meritën Shkodrës, por luajtëm shumë hapur. Në pjesën e dytë luajtëm shumë mirë dhe ky do të jetë edhe modeli jonë. Mund të mbaronte ndryshe, por futbolli është i tillë. Kemi punuar me mbrojtësat e qendrës që të jenë të vëmendshëm, por një mungesë vëmendjeje në të qindat e sekondës dhe ndëshkohesh.

Ndeshja ishte përgatitur për një Vllazni tjetër. Ne përdorëm një sulmues që bën disa pozicione. Jam shumë i kënaqur me performancën e tij. Grupi mund ta ndihmojë, pasi ai është shumë premtues dhe do të na ndihmojë shumë. Megjithatë, ne flasim për lojë grupi këtu, si në pjesën e dytë, mund të ndëshkonim Vllazninë, por nuk mundëm dhe pësuam në minutën e fundit.

Vështirësia e fillimit? Është aq i vështirë sa ishte për Vllazninë në ndeshjen me Erzenin që e nisi me humbje. Ky është futbolli, as java e parë e as e dyta nuk do të na japi kampionatin. Pikët janë të rëndësishme, por do të shohim gjërat që duhet të rregullojmë. Mungojnë edhe 34 javë dhe është ende shumë shpejtë për të dalë në konkluzion”, ka deklaruar Skënder Gega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat