Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë, kanë filluar pesë përballje

Futboll

Liga e Parë Futbollistike e Maqedonisë, kanë filluar pesë përballje

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 14:57
Ilustrim

Në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, nga ora 16 kanë filluar pesë përballje.

Ekipi i Strugës që kryeson tabelën me 12 pikë nga katër ndeshjet e para në përballjen me Sileksin e cila është e dyta në tabelë me 8 pikë kërkon fitoren e pestë me radhë për tu shkëputur 7 pikë nga vendi i dytë.

Kampioni aktual Shkupi që ka zhvilluar vetëm dy ndeshje, po përballet me Pobedën e cila renditet e fundit në tabele me tri humbje.

Derbi i Shkupit po zhvillohet mes Maqedonia Gjorçe Petrovit dhe Rabotniçkit. Të dyja skuadrat kanë nga një fitore.

Akademija Pandevi po përballet me ekipin e Skopjes, ndërsa kuqezinjtë e Shkëndijës nga Tetova si mysafirë po zhvillojnë ndeshje me Tikveshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat