Kukësi mendon për të ardhmen, firmos për 5 sezone me sulmuesin

Futboll

Kukësi mendon për të ardhmen, firmos për 5 sezone me sulmuesin

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 23:35
Sodiq Oseni

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme afrimin më të ri në skuadër. Verilindorët mendojnë edhe për të ardhmen, prandaj kanë vendosur të investojnë te sulmuesi 19-vjeçar, Sodiq Oseni.

Nigeriani do i bashkohet fillimisht skuadrës U21, ku do të jetë në mbikëqyrje nga Gega për ta afruar në ekipin A. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Kukësit përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

“Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi nigerian Sodiq Olamilekan Oseni është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Oseni ka firmosur me klubin tonë për 5 sezonet e ardhshme, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë.

19-vjeçari Oseni do të aktivizohet me ekipin e Kukësit U21, duke qenë nën vëzhgimin e stafit teknik për ekipin e parë.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë”, ka njoftuar klubi i Kukësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat