Shabani: Me 10 futbollist fituam një ndeshje shumë të rëndësishme

Futboll

Shabani: Me 10 futbollist fituam një ndeshje shumë të rëndësishme

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 13:14
Shabani

Struga Trim Lum mori një fitore të rëndësishme në kampionat, duke e fituar Sileksin në 10 minutat e fundit të sfidës falë Bunjamin Shabanit. Mesfushori kumanovar ishte heroi i struganëve, pasi në të 82-të shënoi golin e triumfit, duke finalizuar shifrat në 2:1 për Strugën.

Kjo fitore ishte shumë e vlefshme për Strugën, pasi nga minuta e 74-t luajtën me një lojtar më pak në fushë, pasi nga loja me karton të kuq u përjashtua, Darko Ilieski.

Pas këtij triumfi, nga tabori i ekipit strugan, ka folur kapiteni dhe ai që i solli tri pikët në këtë sfidë, Bunjamin Shabani.

“Ishte ndeshje e rëndë, pasi siç dihet edhe Sileksi nuk kishte humbje deri në këtë xhiro. Mund të them se në momentin e duhur e hapëm rezultatin dhe e dominuam ndeshjen në pjesën më të madhe të takimit.

Goli i pranuar dhe kartoni i kuq na çorientuan pak, por përsëri ekipi tregoi karakter edhe pse me 10 futbollistë e fituam një ndeshje shumë të rëndësishme për ne”, ka thënë Bunjamin Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat