Vrioni ka humbur nga gjurmët dhe askush nuk di arsyen

Futboll

Vrioni ka humbur nga gjurmët dhe askush nuk di arsyen

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 18:35
Vrioni

Xhakomo Vrioni shkoi me pritshmëri të madhe te New England Revolution.

I ardhur nga Juventusi, tifozët kërkonin që ky sulmues të ishte pjesë e ekipit nga minuta e parë. Por në gjashtë ndeshjen e fundit, sulmuesi shqiptar nuk ka luajtur me këtë skuadër.

Për më tepër Vrioni nuk ka qenë as në stol. Sa i përket klubit amerikan, duket si një univers tjetër në lidhje me ato në Europë.

Asnjë shpjegim i dhënë sa i përket dëmtimit të Vrionit, kohës që do të qëndrojë jashtë fushe dhe periudhës se kur do të rikthehet, duke shkaktuar konfuzion të madh te tifozët. Aktualisht lojtari ka humbur nga gjurmët dhe askush nuk e di arsyen se përse!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat