Slloveni largohet mes emocionesh

Futboll

Slloveni largohet mes emocionesh

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 10:08
Slloveni largohet mes emocionesh

Josip Ilicic ka ndërprerë me konsensus kontratën e tij me Atalantën dhe tani, slloveni është një lojtar i lirë.

34-vjeçari nuk ka luajtur rregullisht dy vitet e fundit për shkak të dëmtimeve, por edhe problemeve shëndetsore.

Ai shprehu dëshirën këtë verë për të gjetur një skuadër të re dhe Atalanta ishte në bisedime me Hellas Verona, por në fund operacioni dështoi.

Dikur një nga lojtarët më emocionues në Serie A, Ilicic ka qenë një pjesë e futbollit italian që kur u bashkua me Palermo-n në vitin 2010, më pas kaloi te Fiorentina në vitin 2013 dhe në fund te Atalanta në vitin 2017.

Tifozët bergamask nuk e kanë harruar magjinë e sllovenit dhe në përshendetjen e fundit, në sfidën e javës së katërt në Serie A ndaj Torino, tifozët kishin një mesazh për të.

“Për ato prekjet magjike, që na rrënqethën të gjithëve. Faleminderit Ilicic.”

Ndërsa lojtari mes emocioneve u shpreh: “Do doja të numëroja golat dhe asistimet, por ajo që kam përjetuar në këto pesë sezone së bashku shkon përtej numrave.

Tani rrugët tona ndahen, por kujtimet, tifozët dhe emocionet do të mbeten përgjithmonë në memorien time. Paçi fat në gjithçka dhe faleminderit.”

Josip numëron në total 173 ndeshje dhe 60 gola me Atalantën dhe për herë të fundit luajti më 21 maj ndaj Empolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat