Dhjetë transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar

Futboll

Dhjetë transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 15:24
Dhjetë transferimet më të shtrenjta të këtij afati kalimtar

Dje ishte dita e fundit e afatit kalimtar të verës në futboll në top-ligat evropiane.

Shumë transferime interesante ndodhën, por asnjëri prej tyre nuk e kaloi shifrën e 100 milionë eurove, siç ka ndodhur rëndom verave tjera.

Transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Antony nga Ajax, i cili iu bashkua Manchester Unitedit për shumën e 95 milionë eurove.

Pas tij vijnë Fofana në Chelsea me 80.4 milionë dhe Tchouameni te Real Madridi për 80 milionë.

Top-10shen e plotësojnë Nunez 75 milionë, Casemiro 70.65 milionë, Aleksander Isak 70 milionë, De Ligt 67 milionë, Cucurella 65.3 milionë, Haaland 60 milionë dhe Richarlison 58 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat