Në fund kthehet te klubi i vjetër!

Futboll

Në fund kthehet te klubi i vjetër!

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 19:31
Në fund kthehet te klubi i vjetër!

Dita e fundit e merkatos rezervon gjithnjë surpriza të shumta me futbollistë të cilët ndryshojnë papritur akomodim.

Këtë ka tentuar të bëjë edhe Bamba Dieng, lojtar i Marseille. Sulmuesi gjeti akordin për të kaluar tek Leeds United në Premier League, mirëpo teksa ishte në aeroport gati për t’u nisur për Angli, ndryshoi mendje nga një ofertë e Nice.

22-vjeçari mendoi se do të ishte një ide më e mirë të vijonte aventurën në elitën franceze, ndaj e braktisi avionin që do ta dërgonte në Angli. Por, kur pritej të firmoste kontratën me Nice, në klubin francez mbërrin lajmi se lojtari dështoi në vizitat mjekësore.

Atëherë, Nice heq dorë nga transferimi i tij me Dieng që “digjet” dhe me merkaton e mbyllur, vendos që pas gjithë peripecive të rikthehet tek Marseille. Sulmuesit do t’i duhet të vijojë karrierën me ekipin francez, të paktën deri në merkaton e janarit, aty ku me siguri nga eksperienca e fituar, nuk do të lejë më asgjë për në sekondën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat