KF Gostivari vendos të luajë kundër Besës

Futboll

KF Gostivari vendos të luajë kundër Besës

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 11:19
KF Gostivari

Te KF Gostivari situata ka ndryshuar. Pas njoftimeve se ky klub nuk do të vazhdojë të garojë në Ligën e Dytë, mbrëmë vonë ka ndodhur një kthesë, ku drejtuesit e klubit kanë vendosur që skuadra të luajë duelin e sotëm me Besën.

Bëhet e ditur se nga e hëna futbollistët nuk kanë stërvitur.

Në këtë klub ka një problem mes tifozëve dhe drejtuesve të Gostivarit. Sponsori turk ka ardhur me një plan afatgjatë, duke investuar në stadium, si dhe gjithçka që ka të bëjë me këtë ekip, por disa gjëra të vogla sjellin probleme të mëdha për financimin dhe investimin.

Gostivari ka dy fitore, dhe së bashku me Vardarin dhe Pelisterin janë kandidat serioz për vendin e parë në garën e ligës së dytë.

Ndeshja  Besa-Gostivari luhet sot (e shtunë)  në stadiumin e Vrapcishtës me fillim prej orës 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat