Dervishi dhe Velinov, fitorja sot dhurata më e mirë

Futboll

Dervishi dhe Velinov, fitorja sot dhurata më e mirë

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 12:59
Dervishi dhe Velinov

Gostivari sot zhvillon një ndeshje tejet të rëndësishme me Besën në Vrapcishtë, në kuadrin e javës së tretë në Ligën e dytë.

Kjo ndeshje për Enis Dervishin dhe Stojance Velinov është e veçantë. Pikërisht sot ata dy festojnë ditëlindjet, Enisi i mbush 25 vjet (3 shtator 1997), ndërsa Stojance 32 vjet (3 shtator 1989).

Të dy mbesin me shpresë se këtë ditë të madhe do ta mbyllin me fitore në sfidën ndaj Besës.

Kjo do të ishte dhurata më e mirë për të dy sot.

Një tre pikësh do të thoshte shumë për Gostivarin që janë në garë për titull. E një të tillë ia kanë premtuar edhe bashkëlojtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat