Mateus: “San Siro” është unik në ndeshje të tilla

Futboll

Mateus: “San Siro” është unik në ndeshje të tilla

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 13:09
Mateus: “San Siro” është unik në ndeshje të tilla

Lotar Mateus ka qenë jo pak herë protagonist në derbin e “Madoninës” me fanellën zikaltër.

Sot në rolin e opinionistit sportiv, gjermani nuk ka hezituar të bëjë panoramën e supersfidës së fundjavës në Itali për “La Gazzetta dello Sport”, ashtu si edhe të parashikojë lojtarët vendimtarë në këtë duel.

Derbi mbërriti fill pas mbarimit të merkatos dhe me stadiumin plot.

"Është për ndeshje si këto që ne e duam futbollin dhe më ka marrë malli t’i luaj. “San Siro” është unik në ndeshje të tilla, është një rivalitet që ndriçon qytetin. Ndeshja kundër Milanit, bashkë me atë ndaj Napolit kundër Maradonës, janë kujtimet më të mira që kam nga Italia",- tha Mateus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat