Ferizaj shembull për klubet tjera, ky është veprimi i fundit

Futboll

Ferizaj shembull për klubet tjera, ky është veprimi i fundit

Nga: K. Goca Më: 3 shtator 2022 Në ora: 15:17
Pamje nga një ndeshje e Ferizajt

Ferizaj nuk e ka filluar mirë edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës, por me kalimin e javëve beson e shpreson se do të arrijnë rezultatet e planifikuara dhe të ngritën në pjesën e epërme të tabelës. 

Ferizaj është edhe shembull për shumë klubet tjera.

Presidenti i klubit, Lulzim Abazi, me stafin e tij, përkujdeset për të gjitha kushtet, që futbollistët të ndihen sa më mirë dhe të mos iu mungon asgjë.

Veprimi i fundit është dhe një motiv shtesë për futbollistët.

Dje, 53 anëtarë të klubit i marrin pagat. 

Si gjithmonë me datën 2 të çdo muajit i marrim pagat. Ajo çka është edhe më interesante, kemi tetë futbollistë juniorë me kontratë dhe marrin paga”, thotë një burim brenda klubit.

Ferizaj përgatitet për sfidën kundër Drenicës.

Nga katër ndeshje kanë dy barazime dhe dy humbje, ndërsa nesër pretendojnë fitore ndaj Drenicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat