Brentford befasi, Bournemouth përmbys Nottingham Forest

Futboll

Brentford befasi, Bournemouth përmbys Nottingham Forest

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 18:23
Brentford befasi

Brentford konfirmohet edhe në javën e 6-të si një skuadër surprizë në këtë edicion të Premier League. 7 gola për tri pikë në “Community Stadium”, me skuadrën e Frank që triumfoi thellë, 5-2 përballë Leeds United, duke e parakaluar edhe në klasifikim.

Sfida u zhbllokua pas 28 minutash lojë, me Toney i cili luajti rolin e protagonistit edhe në minutën e  38′ me golin e dytë. Në frymën e fundit të pjesës së parë, Leeds ngushtoi rezultatin me Sinisterra në minutën e 45+1′.

Në pjesën e dytë, Toney ishte përsëri protagonist, me sulmuesin anglez i cili ishte në formë fantastike dhe riktheu qetësinë te vendasit me golin e tretë në minutën e 58′.  Leeds rihapi takimin në minutën e 79’ me Roca, por vendasit nuk falën asgjë duke shënuar edhe dy herë të tjera me Mbeumo në minutën e  80′  dhe Wissa në 90+2′.

5-2 dhe tri pikë shumë të rëndësishme për Brentford që koleksionon kështu fitoren e 2 sezonale dhe prek koutën e 9 pikëve në vendin e 7, ndërsa Leeds United mbetet me 8 pikë dhe zbret në vendin e 9.

Në “St. James Park”, Newcastle nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 përballë Crystal Palace. Vendasit kishin kontrollin e sfidës në pjesën më të madhe, por vuajtën mungesën e finalizimit. “Qymyrxhinjtë” shkojnë kështu në kuotën e 7 pikëve, ndërsa “shqiponjat” vijnë më pas me një pikë më pak.

Çmenduri në “City Ground” me Bornemouth që triumfoi me përmbysje ndaj Nottingham Forest me rezultatin 2-3.

Një sfidë e jashtëzakonshme, pasi vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave, me autorë Kouyate 33′ dhe Johnson 45+2′.

Dukej si një sfidë e mbyllur që në 45 minutat e para, por në fraksionin e dytë, Bournemouth realizoi përmbysjen e çmendur duke shtangur vendasit. Billing shënoi në minutën e 51′, ndërsa Solanke barazoi në minutën e 63′.  3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Anthony shënoi golin e përmbysjes duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Forest regjistron humbjen e tretë radhazi dhe prek fundin me vetëm 4 pikë në vendin e 18-të, ndërsa Bournemouth shkon në kuotën e 7 pikëve në vendin e 13-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat