Fitorja e tretë radhazi e Voska Sport!

Futboll

Fitorja e tretë radhazi e Voska Sport!

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 20:03
Voska Sport

FC Voska Sport nuk ka të ndalur në sezonin e ri në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në krye me trajnerin Berat Imeri.

“Skuadra jonë në kuadër të javës së tretë mundi bindshëm 4:0 në transfertën në Kamenicë skuadrën e Sasa-a, duke vazhduar në këtë mënyrë efektin e qindtpërqindtë në fillim të këtij sezoni.

Fitoren djelomshat tanë e siguruan thuajse që në pjesën e parë, kur në pushim shkuan me rezultatin 3:0.

Në element gjatë kësaj pjese ishte Behar Feta, i cili shënoi dy gola, ndërsa një gol tjetër realizoi Alen Jasharovski.

Në pjesën e dytë, ashtu edhe siç pritej, trajneri Berat Imeri vendosi një lojë më difenzive, duke mos lodhur skuadrën për të diktuar tempo, siç ndodhi në pjesën e parë, mirëpo edhe me një lojë të tillë, F.C Voska Sport ishte skuadër dukshëm më dominuese në terren, ndërsa një gjë të tillë dëshmoi edhe goli i katërt i shënuar nga Nsar Luma.

Kujtojmë në xhiron e parë kishim mundur Karaormanin si mysafir me shifrat 2:0, që më pas në Ohër të shënojmë fitore 3:0 ndaj Pehçevës, ndërsa fitorja e sotme 4:0 ndaj Sasa-s në Kamenicë, dëshmon se skuadra jonë është në ngritje e sipër dhe se gjithçka po shkon sipas planit.

Me 9 pikë maksimale F.C Voska Sporte vetme kryeson renditjen në Ligën e Dytë unike”, shkruan në faqen e FC Voska.

Rezultatet

Detonit – Vardari 1:1
Kamenica Sasa – Voska Sport 0:4
Besa – Gostivari 1:1
Arsimi – Pelisteri 0:1
Borec – Teteksi 1:2
Karaormani – Bellasica 3:1
Pehçevo – Slloga Vinica 0:0
Ohrid – Kozhuf 0:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat