Si babai si i biri, Haris Isufi shënon het-trik

Futboll

Si babai si i biri, Haris Isufi shënon het-trik

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2022 Në ora: 23:10
Harisi dhe Sheremet Isufi, babë e bir

Futbollisti i talentuar, Haris Isufi, është djali i ish futbollistit të mirënjohur, Sheremetit, sulmuesi më efikas në vitet e pas luftës në fanellën e Prishtinës.

Haris Isufi sot shkëlqeu duke shënuar  het-trik për fitoren e Trepçës U17 në udhëtim, me rezultat 3:2 ndaj Ulpianës së Lipjanit, në kuadër të Superligës së Kosovës U17.

Harisi dëshmoi edhe një herë se po shkon hapave të babait.

Image

Si babai si i biri. Nuk thonë kot në popull, se dardha pikë ndër dardhë, kështu është me Harisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat