Presidenti i Marseillës çudit gjithë botën

Futboll

Presidenti i Marseillës çudit gjithë botën

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 23:42
Pablo Longoria

Pablo Longoria, presidenti i ri i Olimpik Marseillës , po tregon çdo ditë e më shumë se është një person i cili njeh shumë mirë futbollin, por edhe se si të veprojë në periudhën kur klubi ka nevojë për ndihmën e tij gjatë merkatos.

Rrengu i tij i fundit ka ndihmuar klubin që të sigurojë një lojtar me shumë eksperiencë me një kosto të ulët.

Gazeta “L’Equipe” ka zbuluar se në tentativën për të afruar Xhonatan Klaus nga radhët e Lens. Marseja nuk po gjente gjuhën e përbashkët pasi klubi tjetër kërkonte një shifër të lartë. Atëherë Longoria vendosi që të ndërhynte me një rreng shumë të veçantë.

Në media filluan të hapeshin lajme se Olimpik Marseillë kishte një akord me Hateber të Atalantës dhe nuk kishte më nevojë për Klaus, por marrëveshja me holandezin nuk ishte firmosur ende.

Zërat dilnin edhe nga burime pranë lojtarit dhe kështu, dukej sikur marrëveshja po shkonte drejt finalizimit. Kjo shtyu Klaus dhe menaxherët e tij që t’i bënin presion Lens që të shiste futbollistin dhe akordi për kalimin te Marseja u arrit për 7,5 milionë euro.

Por pas firmës, Longoria u kishte treguar homologëve të tij dhe menaxherëve se nuk kishte pasur kurrë interes që të firmoste me Hateber, por meqë njihte lojtarin nga periudha kur kishte punuar te Atalanta, ia kishte kërkuar si nder lë të mos mohonte zërat rreth tij. Një strategji e pabesueshme e merkatos, por që në fund kishte sjellë rezultatin e dëshiruar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat