Vashat dardane nisen drejt Polonisë për ndeshjen e së martës

Futboll

Vashat dardane nisen drejt Polonisë për ndeshjen e së martës

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, ka udhëtuar drejt Polonisë, ku të martën, do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2023.

“Dardanet”, të hënën, do ta kenë stërvitjen e fundit në Lublin, teksa të martën në orën 18:30 do të përballen me Poloninë.

Ndryshe më 1 shtator kombëtarja e femrave mposhti Armenin me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, Kosova ka mbledhur shtatë pikë dhe renditet në vendin e pestë në grupin F.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat