Conte i impresionuar me brazilianin

Futboll

Conte i impresionuar me brazilianin

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 12:16
Conte i impresionuar me brazilianin

Richarlison ishte një nga goditjet më të bujshme të Tottenham në merkato teksa operacioni për ta transferuar nga Everton, prek në total shifrën e 60 milionë paund. Braziliani ende nuk e ka fituar statusin e lojtarit titullar të trajnerit Antonio Conte, megjithatë sa herë ka zbritur në fushë ka lënë një përshtypje pozitive.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Fulham, italiani i besoi nga minuta e parë dhe sulmuesi nuk zhgënjeu duke fituar lëvdatat e Contes, i cili theksoi se 25-vjeçari luan me shumë personalitet.

“Për mua Richarlison zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme ndaj Fulham. Ishte me personalitet, kualitet dhe ia doli të gjente disa pasime në zona të ngushta. E kam përdorur në të treja pozicionet e sulmit dhe ai ka punuar që ta kuptojë shpejt filozofinë tonë.

Kur Richarison bën të tilla performanca, atëherë jam i relaksuar sepse kur luan çdo tre ditë, atëherë duhet të bësh edhe rotacion. Vendosa të lija pushim Kulusevskin që ka qenë fantastik në këtë fillim të sezonit, por këtë mesjavë nisim edhe aventurën në Champions”, u shpreh Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat