Pas 114 vitesh! Atalanta vendos një rekord të ri

Futboll

Pas 114 vitesh! Atalanta vendos një rekord të ri

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Atalanta, me suksesin ndaj Monza-s në javën e pestë ka vendosur një rekord për klubin.

Bergamaskët numërojnë tashmë 13 pikë dhe kryesojnë renditjen dhe kjo ndodh për herë të parë në historinë e klubit.

Atalanta, skuadra e cila në tetor do të festojë 115 vjetorin e themelit, prek kështu për herë të parë në histori vendin e parë pas pesë javësh kampionat dhe “i sheh” të gjithë rivalët poshtë saj.

Skuadra e Gasperini-t numëron katër fitore dhe vetëm një barazim, atë përballë Milani-t dhe tashmë, nis misioni më i vështirë, për të ruajtur këtë pozicion dhe pse në letër duket shumë i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat