Është problem forma apo ka problem në gju?

Futboll

Është problem forma apo ka problem në gju?

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 11:49
Umtiti

Marco Baroni, trajneri i Lecces, sqaroi pse Samuel Umtiti nuk ka bërë ende debutimin e tij në Seria A.

Gjatë intervistës me “Dazn” pas humbjes së Torinos, tekniku tha: 

“Samuel është një djalë që e vendos veten përballë sfidave të mëdha. Ne po krijojmë një rrugë për të, për ta rikthyer në gjendjen më të mirë fizike dhe më pas jam i bindur që do të na japë edhe neve një dorë në fushë, ndërkohë që tashmë po na e jep me qëndrimin dhe përulësinë e madhe.”

Është problem forma apo ka problem në gju?

“Jo, jo, ai është mirë fizikisht. Ai duhet të punojë. Ai ka qenë jashtë për një kohë të gjatë, i mungon një gjendje më e mirë fizike.”-tha ndër të tjera Baroni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat