Sir Alex u hodh mbi tavolinë dhe sulmoi kapitenin Roy Kean

Futboll

Sir Alex u hodh mbi tavolinë dhe sulmoi kapitenin Roy Kean

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 13:56
Sir Alex u hodh mbi tavolinë dhe sulmoi kapitenin Roy Kean

Roy Keane dhe Sir Alex Ferguson, një çift … i cili shpërtheu më 2005, pavarësisht se të dy ishin mendja dhe krahu (ose më mirë … këmba) e Manchester United, që dominoi Premier League në vitet 1990. Po ku shkoi gjithçka keq mes të dyve? Përplasja shpërtheu për shkak të një interviste tashmë të famshme për Manchester United TV.

Keane, i dëmtuar, sulmoi bashkëlojtarët e tij që sapo kishin humbur 4-1 ndaj Middlesbrough. Për të ideja ishte të shpjegonte se skuadra mund të kishte bërë më mirë, por efekti ishte i kundërt. Irlandezi kishte vërtet diçka për të gjithë, nga Fletcher te Rio Ferdinand, duke kaluar përmes Van der Sar.

Dhe çfarë ndodhi më pas? Wayne Rooney e shpjegon këtë: “Momenti që e kam parë Ferguson më të irrituar nuk është ai kur goditi me këpucë Beckham. Ky incident kishte ndodhur para se të mbërrija unë”.

Pra, momenti i zemërimit më të madh të Ferguson është një tjetër: “Kur u largua Roy Keane. Të gjithë e dinë historinë, pati një takim, për të cilin nuk do të zbuloj detajet. Roy kishte sulmuar disa shokë, teksa foli në televizionin e klubit, dhe Fergie nuk ishte aspak i lumtur. Kësisoji, trajneri thirri një takim. Roy tha: Mirë, le të shikojmë të gjithë së bashku në mbledhje. Të gjithë shkuam në zyrën e Sir Alex, duke përfshirë edhe përgatitësit fizikë”.

Kjo ishte receta e duhur për katastrofën, një skenë e paharrueshme për të sapoardhurin Rooney: “Unë isha 18 ose 19 vjeç në atë kohë. E shikuam videon dhe Roy Kean pyeti nëse dikush ka ndonjë problem me atë që tha. Të gjithë thamë jo. Dhe të jem i sinqertë, nuk ishte aq e vështirë të kuptohej nënteksti.

Ishte e qartë se kishte fërkime midis Keane dhe Ferguson nag e kaluara. Filluan të grinden, të thonë gjëra që nuk duheshin dhe në një moment shoh Sir Alex duke kërcyer mbi tavolinën e tij. Disa prej nesh duhej ta mbanim, derisa të qetësohej. Ishte një çmenduri e vërtetë”.

Vështirë të fajësohet Rooney, duke pasur parasysh se ai sapo kishte parë një nga trajnerët më të mirë ndonjëherë teksa përpiqej të sulmonte kapitenin e tij. Dhe sigurisht, nuk ndalet me kaq: “Gjithsesi, të nesërmen Roy erdhi në stërvitje 30 minuta më vonë. Pastaj u kthye me makinë dhe kjo ishte hera e fundit që e kemi parë aty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat