Dembele: Ata nuk i kemi frikë

Futboll

Dembele: Ata nuk i kemi frikë

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 15:10
Dembele: Ata nuk i kemi frikë

Rikthehet Champions League dhe në grupin e Inter-it mund të ketë një betejë mes tre të mdhave Barcelona, Bayern Munich dhe Inter.

Në lidhje me atë që është konsideruar si grupi i ferrit ka folur Ousmane Dembele në një intervistë të bukur të dhënë për Mundo Deportivo-n.

Sulmuesi i krahut, pasi ka folur edhe për marrëdhënien me Xavi-n dhe gëzimin se është akoma te katalanasit pas zërave të shumtë në merkaton e kaluar, ka prekur pikërisht temën e lidhur me Champions-in.

“Barcelona është një nga favoritet në Champions? Barça është gjithmonë mes favoritëve, bashkë me skuadra të tjera të mëdha si Real Madrid dhe Liverpool.

“Duhet ta nisim grupin e Champions-it në mënyrën më të mirë të mundshme, jo si vitin e kaluar kur kemi humbur 3-0 kundër Bayern-it dhe më pas kundër Benfica-s me të njëjtin rezultat”, ka thënë Dembele.

“Duhet ta nisim me një fitore. Nëse kemi frikë nga Bayern-i? Jo, nuk kemi frikë. Duam ta mundim Bayern-in sepse na ka mundur sezonin e kaluar dhe atë paraardhësin”.

Do të shohim si do të përfundojnë dy përballjet e mëdha mes Barcelona-s dhe Bayern-it. Fjala i kalon fushës, me sfidën e parë mes këtyre dy skuadrave që do të zhvillohet 13 shtatorin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat