Lajm i mirë për Arsenalin

Futboll

Lajm i mirë për Arsenalin

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 18:54
Thomas Partey

Mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey po shpreson që të rikuperohet më herëte nga lëndimi dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen në vikend që Arsenali e zhvillon kundër Evertonit.

Partey është detyruar që mos të jetë as në bankë rezervë për tri ndeshjet e fundit të Arsenalit, përfshirë edhe ndeshjen e fundit të së dielës 3-1 ku Arsenali humbi nga Manchester United, për shkak të një problemi që kishte në ije, të cilin lëndim e pësoi në ndeshjen kundër Fulham. Por, burime shumë të afërta me lojtarin, kanë treguar për Goal, së ai është duke përparuar shumë mirë dhe shpreson që të kthehet në stërvitje të plota gjatë kësaj jave dhe të jetë gati për ndeshjen e Arsenalit kundër Evertonit.

Rikthimi i Partey do të jetë një lajm i mirë për Artetën, me Mohamed Elnenuy që po ashtu ka një problem me një lëndim në kofshë.

Kjo e ka lënë trajnerin e Arsenalit me vetëm një alternativë, me të papërvojin Sambi Lokonga i cili ka luajtur në dy ndeshjet e fundit. Belgu i ri ka luajtur mirë, por përvoja e Partey si mesfushorë defansivë e bën Arsenalin më të fortë dhe kjo është parë në tri ndeshjet e para.

Mësohet se edhe Arsenali ka punuar shumë në fushë Partey, për shkak të rëndësisë që ka ai në skuadër, në mënyrë që mesfushori t’ia dalë për të luajtur në ndeshjen e së dielës në Premier Ligë kundër Everton. Paraprakisht Gunners udhëtojnë në Zvicër për të luajtur kundër FC Zurich në Europa Ligë të enjten në mbrëmje, por më shumë gjasë ai nuk do të udhëtojë me skuadrën për këtë ndeshje.

Është vështirë të përshkruhet se sa i rëndësishëm është Partey për skuadrën e tanishme të Arsenalit dhe sistemin me të cilin luan Arteta. Lokonga nuk është së është paraqitur mirë me mungesën e Partey, por ish mesfushori i Atletico Madridit sjell më shumë në atë pozitë para katër mbrojtësve dhe mesfushorëve të tjerë në skuadrën e Artetas.

Edhe nëse ai nuk ia del për ndeshjen e së dielës kundër Evertonit, pasi që është shumë afër rikthimit të tij, ky rikthim vlen shumë për Arsenalin dhe ndeshjet e radhës që ata do të luajnë.

Partey po ashtu është ftuar nga Gana për ndeshjet e ardhshme miqësore që ky shtet do të luajë kundër Brazilit dhe Nikaraguas. Nuk do të ishte befasi nëse Arsenali do të tentonte që mos ta lejonte Ganën ta këtë atë në dispozicion, duke i dhënë hapësirë atij që të rikuperohet edhe më shumë nga lëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat