Trajneri i Interit e ka seriozisht

Futboll

Trajneri i Interit e ka seriozisht

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 12:48
Trajneri i Interit e ka seriozisht

Simone Inzagi bëri “mea culpa” për rezultatin ndaj Milanit, jo vetëm pas derbit, por edhe në konferencën e djeshme për shtyp.

Por pavarësisht se mori përgjegjësitë e veta dhe nuk kërkoi të nominonte elementë të skuadrës si fajtorë për momentin e zikaltërve, trajneri duket se ka nisur të aplikojë masat që kishte paralajmëruar.

Krah tij dje para gazetarëve nuk ka qenë Samir Handanoviç, kapiteni i ekipit, një traditë e hershme e Interit dhe shumë klubeve europiane që në konferencën e parë të sezonit zgjedhin kapitenin dhe trajnerin për të prezantuar ndeshjen, por Hakan Çalhanoglu.

Portieri është vënë në qendër të akuzave për paraqitjet e tij të dobëta dhe mungesa e tij para mikrofonave konfirmoi atë që prej ditësh zien në Milanon zikaltër: trajneri dhe kapiteni janë krisur, ose më saktë Inzagi nuk po toleron më asnjë, pavarësisht statusit.

FORMACIONI – Ndërsa u përmend statusi i Handanoviçit, një tjetër lider mund të marrë ndëshkimin e tij sot në mbrëmje.

Nikolo Barela vjen pas një paraqitjeje zhgënjyese ndaj Milanit, si një nga pikat më të dobëta të skuadrës.

Mesfushori nuk po kalon një moment të qetë dhe nëse ia shton këtë karakterit të tij gjaknxehtë, aktivizimi i tij mund t’i prishë punë skuadrës.

Përveç kësaj, në “pole” për vendin e Barelës ka kaluar Mikhitarian, që në derbi ka qenë një ndër lojtarët më dinjitozë të Interit.

Nuk do të jetë armeni ama, veterani i vetëm që pritet të aktivizohet, pasi Xheko është favorit për të shoqëruar Lautaron në sulm, me Korrean, që ndryshe nga fundjava, do ta nisë nga stoli.

I vetmi dyshim mbetet krahu i majtë, ku Gosens, edhe pse ende nuk është në formën optimale, pritet ta nisë nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat