Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore kundër Italisë

Futboll

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore kundër Italisë

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 18:37
Shqipëria

Shqipëria do të zhvillojë një miqësore luksi ndaj Italisë. Pas përballjes me Spanjën, këtë herë kuqezinjtë do të ndeshen me “axurrët”.

Jo më në Xhenova apo në një stadium tjetër të fqinjëve tanë, por në “Air Albania”. Pas konfirmimit nga Gravina, këtë herë është kreu i FSHF, Armand Duka, që ka dhënë detajet për “Euronews”.

“Ne kemi përcaktuar një ndeshje miqësore në nëntor kundër Italisë, nuk kemi përcaktuar datën, 16 ose 19 nëntor në Tiranë. Është hera e dytë që ne luajmë një miqësore me Italinë, pas një miqësoreje që kemi zhvilluar në Xhenova.

Por në Tiranë është hera e parë. Do të një ndeshje vërtet e bukur, sepse pavarësisht se Italia nuk është pjesëmarrëse në kampionatin botëror, mbetet një skuadër që shqiptarët kanë dëshirë ta shohin.”- u shpreh presidenti Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat