Xhahysa: Një fitore në kryeqytet dhe për më tepër kundër Tiranës është gjithmonë kënaqësi.

Futboll

Xhahysa: Një fitore në kryeqytet dhe për më tepër kundër Tiranës është gjithmonë kënaqësi.

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 19:25
Xhahysa

Altin Xhahysa, ish-sulmuesi kampion i Vllaznisë në vitin 1998, flet me superlativa për momentin që po kalon skuadra shkodrane në kampionat. Në një bisedë për mediat lokale, ai theksoi se Vllaznia po luan një futboll cilësor dhe mund të shkojë larg.

Megjithatë, sipas tij ekipet do të gjykohen më mirë pas 5-6 javëve të para të Superiores.

“Një fitore në kryeqytet dhe për më tepër kundër Tiranës është gjithmonë kënaqësi.

Jo vetëm për 3 pikët, por është edhe një sukses moral që mund të shërbejë në ndeshjet e radhës. Skuadra po zhvillon një futboll cilësor dhe Mirel Josa duket sikur ka korrigjuar diçka nga e shkuara e Vllaznisë”, është shprehur fillimisht Xhahysa. Sipas tij, skuadra po tregohet racionale në sulm.

“Skuadra nuk sulmon më me ta gjithë forcat, por është më racionale dhe e kujdesshme. Besoj se kjo është diçka pozitive, sepse në një kampionat si i yni, duhet të jesh sa më cinik dhe konkret para portës.

Josa e di mirë këtë dhe po e aplikon, duke qenë se është edhe vetë një stil i tiji, që i ka garantuar shumë suksese në të shkuarën si trajner i Skënderbeut”, ka thënë ish-sulmuesi, që prej vitesh bën detyrën e trajnerit, teksa në sezonin e fundit ka qenë në krye të ekipit të Kategorisë së Dytë, Murlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat