Bayerni i fortë për Interin, Barcelona fiton bindshëm
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, me Napolin, sonte e turpëruan me rezultat 4:1 gjigantin anglez, Liverpoolin, në takimin që zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Ky ishte takimi i parë në grupin A të Champions League dhe tre pikë të mëdhapër Napolin.
Rrahmani me shokë treguan lojë të madhe dhe fitorja do të ishte edhe më bindëse sikurse futbollisti Victor Osimhen të shënonte nga penalltia.
Për Napolin shënuan Piotr Zielinski (6’ e 47’), Andre Zambo Anguissa (31’) Giovanni Simeone (45’) dhe për Liverpoolin realizoi Luis Diaz (49’).
Grupi A
Ajax - Rangers 4:0 (3:0)
Napoli Liverpool 4:1 (3:0)
Grupi B
Atletico Madrid - Porto 2:1 (0:0)
Club Brugge - Bayer Leverkusen 1:0 (1:0)
Grupi C
Inter - Bayerni 0:2 (0:1)
Barcelona - Plzen 5:1 (3:1)
Grupi D
Tottenham - Marseille 2:0 (0:0)
Eintracht - Sporting 0:3 (0:0)
Rrahmani në minutën e 66-të u ndëshkua me kartonë të verdhë.
Bayerni i Munihut tregoi lojë të madhe dhe pa ndonjë telashe fitoi me rezultat 2:0 në “San Siro”, kundër Interit. Leroy Sane shënoi në minutën e 25-dhe Danilo D'Ambrosio autogol (67’).
Barcelona e demoloi me rezultat 5:1 skuadrën çeke Plzen.
Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, e nisi furishëm me het-trik.
Për Barcelonën realizuan Franck Kessie (13’), Lewandowski (34’, 45+3’ e 67’) dhe Ferran Torres (71’), ndërsa për Plzen realizoi Jan Sykora (44’).
Club Brugge falë golit të Abakar Sylla (42’) e mposhti me 1:0 Bayer Leverkusenin.
Tottenham ngadhënjeu me 2:0 ndaj Marseilles, duke iu falënderuar golave të Richarlison në minutën e 76-të e 81-të.
Atletico Madridi fitoi me rezultat 2:1 ndaj Portos. Autorët e golave për Atleticon janë Mario Hermoso në minutën e 90+2 e Antoine Griezmann (90+11') dhe për Porton realizoi Mateus Uribe nga penalltia në minutën e 90+6.
Taremi i Portos në minutën e 82-të u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.