Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e RB Leipzigut

Futboll

Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e RB Leipzigut

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 10:17
Marco Rose.

Skuadra gjermane, RB Leipzig, e ka emëruar në krye të skuadrës ish-trajnerin e Borussia Dortmundit dhe Borussia Monchengladbachut, Marco Rose.

Rose merr rolin e trajnerit te Leipzigu pas shkarkimit të Domenico Tedescos, i cili u turpërua në Ligën e Kampionëve nga Shakhtar Donetsk me rezultat 4:1, përcjell KosovaPress.

Rose ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin.

Ku, tani është në dorën e 45 vjeçarit që të rikthej formën e Leipzigut, pasi që momentalisht ky i fundit zë vendin e 11 në Bundesliga pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat