Di Napoli: Juve shumë shpejtë do të rikthehet aty ku e ka vendin

Futboll

Di Napoli: Juve shumë shpejtë do të rikthehet aty ku e ka vendin

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 17:13
Di Napoli

Ish-ylli i Serie A, Arturo Di Napoli është i bindur se Juventusi do të rigjejë formën më të mirë.

Torinezët nuk e kanë nisur mirë këtë sezon të garave, dhe pas pesë xhirove, renditet e shtata me nëntë pikë të tubuara, katër pikë më pak se lideri i tabelës, Atalanta.

Di Napoli është i bindur së brenda një periudhë të shkurtër juventinët do të rikthehen aty ku kanë qenë për shumë vite.

Ai është kundër kritikave ndaj trajnerit të ‘Zonjës së Vjetër’ Massimiliano Allegrit.

“Juve ka kampion të nivelit Paul Pogba dhe Angel Di Maria, edhe pse ata janë ende jashtë fushës për shkak të lëndimeve”, tha Di Napoli.

“Është e vështirë për mua të kritikoj një trajner si Allegri”.

“Në një afat të shkurtër, Juve do të tregojë cilësitë që posedon”, theksoi Di Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat