Shaqiri: Loela në prova në Zurich City Sc, la përshtypje të larta

Futboll

Shaqiri: Loela në prova në Zurich City Sc, la përshtypje të larta

Nga: K. G. Më: 9 shtator 2022 Në ora: 21:29
Shaqiri: Loela në prova në Zurich City Sc, la përshtypje të larta

Trajneri i klubit të futbollit Vizionit nga Ferizaj, Qerim Shaqiri, ka fjalë të mëdha për futbollisten Loela Ahmeti.

Loela është talente e madhe e kësaj loje dhe pritet të vazhdojë karrierën jashtë vendit.

“Loela Ahmeti, një futbolliste që po ecën me hapa gjigand.

Është vetëm 14 - vjeçare e rritur në KFF Vizioni, së fundmi ishte në prova në Zurich City Sc për dhjetë ditë rresht ku la përshtypje të larta prej një talente të rrallë.

 Ajo sot u kthye shumë e entuziazmuar me përshtypjet që ka lënë ne shtetin Helvetik .

Shpresojmë që një ditë t'ua kalojë edhe yjeve evropiane.

Ne si staf i urojmë karrierë të ndritshme”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat