Ramos synon pjesëmarrjen në Botërorin e këtij viti

Futboll

Ramos synon pjesëmarrjen në Botërorin e këtij viti

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 22:53
Sergio Ramos

Sergio Ramos nuk ka hequr dorë nga ftesa e Spanjës për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Mbrojtësi spanjoll e kaloi si i lënduar pjesën më të madhe të sezonit të parë (2021/22) te Paris Saint-Germaini, por ai e ka nisur krejtësisht ndryshe sezonin e ri (2022/23), duke u paraqitur në pesë ndeshje në Ligue 1 deri më tani.

Ramos, tani thuhet se është potencialisht në garë për t’u rikthyer te Kombëtarja e Spanjës, pavarësisht qëndrimit të përzgjedhësit spanjoll, Luis Enrique.

Enrique vendosi të mos e përfshijë 36-vjeçarin në skuadrën e tij prej 24 lojtarësh për “Euro 2020” për shkak të problemeve të tij të vazhdueshme të lëndimeve – me Enrique që ka rindërtuar mbrojtjen spanjolle pa 36-vjeçarin

Sipas “AS”, Ramos mbetet i sigurt se do të ndryshojë mendjen e Enriques përpara se të emërojë skuadrën e tij për ndeshjet në Ligën e Kombeve këtë muaj.

Kësisoj, ish-mbrojtësi i Real Madridit synon që të sigurojë një vend edhe për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, që do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat