Shqiptarët shënojnë për Spartën

Futboll

Shqiptarët shënojnë për Spartën

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 12:25
Shqiptarët shënojnë për Spartën

Sparta Praga në regjinë e futsalistëve të Kosovës, ka fituar derbin e kryeqytetit kundër Slavia Pragës në elitën e futsalit çek.

4:2 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij super dueli, në të cilin për  Sparta Pragën dy gola realizoi Drilon Maxharaj, ndërsa nga një gol tjetër shtuan Jeton Rukovci dhe Melos Kelmendi.

Përveç treshes golashënuese, pjesë e Sparta Pragës është edhe Azem Brahimi, ndërsa kjo skuadër tashmë disa vite me sukses udhëhiqet nga strategu Beni Simitçiu.

Pikërisht ky i fundit ishte më i merituari për këto transferime të lojtarëve shqiptarë, të cilët besimin e dhënë po i’a kthejnë me gola dhe fitore të Sparta Pragës, skuadër kjo që pas 3 xhirove të para renditet në pozitën e tretë me 6 pikë, 3 më pak se dy skuadrat kryesuese Chrudim dhe SK Interobal Plzen, që kanë nga 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat