Marsial shpërthen në akuza

Futboll

Marsial shpërthen në akuza

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 20:42
Marsial shpërthen në akuza

Antoni Marsial ka vendosur që më në fund të tregojë të vërtetën e tij dhe kjo e vërtetë nuk do t’i pëlqejë shumë ish-trajnerëve të Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo dhe Ole Gunar Solskjaer. Futbollisti ka treguar problemet që ka pasur me këta dy trajnerë të “djajtë e kuq” dhe nuk është kursyer në fjalët e tij kundër të dyve, duke filluar nga portugezi.

“Gjithçka ka nisur me historinë e numrit të fanellës”, tregoi Marsial për “France Football” duke iu referuar asaj me numrin 9 që klubi i hoqi për t’ia dhënë Ibrahimoviç. “Gjatë pushimeve, Murinjo më dërgoi një mesazh për të më pyetur nëse dëshiroja të kaloja te numri 11, pasi është fantastik meqë e kishte mbajtur Rajan Gigs, një legjendë e klubit. I thashë që kisha respektin maksimal për Gigs, por preferoja të mbaja numrin 9. Kur u ktheva, gjeta numrin 11 dhe historia a nuk shkoi mirë, pasi ai tregonte më pas mungesë respekti ndaj meje.

Fliste për mua në media, fraza të vogla, pak a shumë siç kishte bërë me Benzema te Reali. I pëlqen këto lojëra, por edhe di se me kë t’i bëjë. E dinte që atëherë isha 20-vjeçar dhe nëse do të kisha thënë ndonjë gjë, do të shihesha si i riu që nuk tregon respekt.

Ndaj nuk thashë asgjë, do të kishte qenë e kotë. Në sezonin pasardhës isha më i miri i skuadrës në pjesën e parë të sezonit, por ai mori Aleksis Sançez dhe nga ai moment nuk luajta më”, shpjegoi Marsial.

Ndërkohë, e cilësoi “tradhtar” Solskjaer për faktin se nuk kishte treguar kurrë se luante i dëmtuar. “Në katër muajt pas COVID kam sakrifikuar dhe njerëzit nuk e dinë. Trajneri më tha që kishte nevojë për mua. Nuk ka qenë e thjeshtë dhe ai asnjëherë nuk u shqetësua që ta tregonte publikisht, në fund u dëmtova dhe kur i ktheva nuk luaja më. E përjetova shumë keq dhe kisha një ndjenjë padrejtësie, se të kërkohet të sakrifikosh dhe pas krahëve të pushojnë nga puna. Për mua është thuajse një tradhti, kjo është ajo që urrej”, tha Marsial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat