Rooney “i shokuar” nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth

Futboll

Rooney “i shokuar” nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 23:49
Rooney “i shokuar” nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth

Anglezi, si shumë të tjerë, qartë është ndikuar nga vdekja e Mbretëreshës

Lajmi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth e ka shokuar Botën. Vdekja e saj ka provokuar një reagim në shumë pjesë të globit, teksa shteti është në zi dhe pikëllim të thellë për vdekjen e Mbretëreshës.

Wayne Rooney është një tjetër personalitet i njohur i cili publikisht ka shprehur pikëllimin për vdekjen e figurës më historike dhe ikonike të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ishte një ditë pikëllimi për të gjithë, natyrisht, në veçanti për Anglinë. Por, unë mendoj se edhe për botën, mendoj se trashëgimia që la Mbretëresha na ka lënë të gjithë ne jashtëzakonisht të pikëlluar.

Është një ditë aq e mërzitshme dhe paksa shokuese kur ne e dëgjuam lajmin para dy dite”.

“E kam takuar shumë familjen mbretërore por kurrë nuk e kam takuar Mbretëreshën. Natyrisht, puna që ajo ka bërë dhe gjithçka që ajo ka bërë gjatë këtyre viteve dhe si i ka shërbyer vendit kurrëq nuk do të harrohet”, tha ish sulmuesi i Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat