Partizani është në kërkim të fitores tjetër

Futboll

Partizani është në kërkim të fitores tjetër

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 13:22
Partizani është në kërkim të fitores tjetër

Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e mbetura të javës së katërt të Superligës.

Laçi do të luaj ndaj Bylisit në orën 15:00. Diferenca pas 3 ndeshjeve mes këtyre dy skuadrave është vetëm 1 pikë dhe pritet të jetë një ndeshje e luftuar. Laçi në shtëpi është gjithmonë i rrezikshëm, ndërsa Bylis ka treguar se pavarësisht rezultatit luan i barabartë ndaj kundërshtarit.

Ndërkohë në orën 17:45 Partizani do të presë në shtëpi Erzenin. Të kuqtë kanë bërë një start fantastik, teksa kanë grumbulluae 9 pikë të plota në 3 raundet e para dhe do të kërkojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve.

Nga ana tjetër Erzeni perkundër forcës së kundërshtarit do të tentojë të bëjë surprizën në “Elbasan Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat